Familja e ish-presidentit Thaçi për Rexhep Qosjen: Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përgjithmonë

Prishtinë | 23 Pri 2026 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen e akademikut Rexhep Qosja, pas lajmit për vdekjen e tij.

Në telegram, familja Thaçi shpreh pikëllim të thellë dhe vlerëson kontributin e Qosjës në mendimin e pavarur, guximin intelektual dhe përkushtimin ndaj vlerave kombëtare shqiptare.

Ata i kanë shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit intelektual për humbjen e akademikut të njohur.

Të ngjashme