Familja nga Drenasi së shpejti me shtëpi

Drenas | 17 Pri 2017 | 15:44 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, të hënën ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Mufail Hajdari nga fshati Abri i Komunës së Drenasit.

Donator për ndërtimin e shtëpisë së familjes Hajdari, është ndërmarrja “Vëllezërit Likoshani”, me pronar Ismet Nebihu nga fshati Likoshan i Komunës së Drenasit.

Me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e shtëpisë për familjen gjashtë anëtarësh të Mufail Hajdarit, kryetari Lladrovci ka falënderuar firmën “Vëllezërit Likoshani” për ndërtimin e kësaj shtëpie dhe ka thënë se kjo është një lehtësim për Komunën e Drenasit, pasi që ka një numër të familjeve që janë në nevojë për ndërtimin e shtëpive.

Lladrovci po ashtu ka shtuar se gjatë këtij viti në Komunën e Drenasit do të ndërtohen edhe pesë shtëpi nga donatorët, për familjet që nuk kanë kushte të mira ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme