Mbrëmë në mediat kosovare kanë qarkulluar disa video të një personi të moshuar i cili qëndronte në korridorin e Klinikës Emergjente në Prishtinë.
Kështu pas kësaj Klan Kosova ka kontaktuar me familjarët e të moshuarit A.H., ku thanë se personi në fjalë është i sëmurë nga zemra.
“Me anë të autoambulancës babai është dërguar nga Mitrovica në Klinikën e Emergjencës në Prishtinë”.
“Mjekët në fillim i kanë dhënë një injeksion dhe disa hapa, kështu pas kësaj nuk e kanë pranuar për ta shtrirë në spital”, thanë familjarët e të sëmurit.
Personi në fjalë ka mbetur në korridorin e kësaj klinike pasi askush nuk ka qenë prej familjarëve të tij me të.
“Nga ora 10:00 deri kah mëngjesi babi ka mbet në korridor”.
“Në mëngjes i është bërë ekageja e zemrës dhe një kontroll nga mjekët”, thanë për familjarët e të sëmurit.
Personi i moshuar është tani tek familjarët e tij dhe është në gjendje më të mirë shëndetësore.
Për rastin kanë dhënë sqarim nga SHSKUK-ja.