Një pacient që dyshohej për Coronavirus ka vdekur në Indi pasi familjarët besohet se ia hoqën nga rryma ventilatorin për ta futur në rrymë një flladitëse. Incidenti i çuditshëm ndodhi të hënën e kaluar në spitalin “Maharao Bhimsingh” në rajonin verior indian, Rajasthan, shkruan “Daily Mail”. Pacienti ishte një burrë 40 vjeç, i cili ishte […]
Familjarët ia hoqën nga rryma ventilatorin për ta vendosur flladitësen, vdes pacienti indian

Një pacient që dyshohej për Coronavirus ka vdekur në Indi pasi familjarët besohet se ia hoqën nga rryma ventilatorin për ta futur në rrymë një flladitëse.
Incidenti i çuditshëm ndodhi të hënën e kaluar në spitalin “Maharao Bhimsingh” në rajonin verior indian, Rajasthan, shkruan “Daily Mail”.
Pacienti ishte një burrë 40 vjeç, i cili ishte duke përdorur ventilator në një sektor për izolimin e pacientëve me Coronavirus pasi ishte ankuar për vështirësi në frymëmarrje.
Megjithatë, ai vdiq pasi familjarët e tij e larguan nga rryma ventilatorin për ta futur në rrymë flladitësen që e kishin sjellë nga shtëpia për shkak të temperaturave të larta.
Sipas raportimeve të medieve indiane, ventilatori kishte funksionuar për rreth 30 minuta me energjinë e baterisë para se të fikej.
Familjarët më pas i informuan mjekët, të cilët i ofruan ndihmë të shpejtë, por më vonë e shpallën të vdekur. Ky person doli negativ për Coronavirus gjatë testit që iu bë pas vdekjes.
Është e paqartë se si kishin arritur familjarët ta vizitonin të afërmin e atyre në repartin e kujdesit nën izolim.
Familjarët e kishin marrë flladitësen në spital pasi sistemi i klimës ishte fikur me qëllim të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit përmes ajrit. Në këtë mënyrë, temperatura kishte arritur në rreth 41 gradë.

















