Familjari i njërës nga viktimat e aksidentit në Bullgari: E pash lajmin në Facebook, s’kemi informacione

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Tragjedia me 45 viktima e ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Bullgari, si pasojë e djegies së një autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut ku dyshohet se shumica janë shqiptarë,  ka tronditur të gjithë.

Ndërkohë familjarët e të aksidentuarve shprehen të revoltuar se nuk kanë informacion për të afërmit e tyre që kanë udhëtuar me agjencinë “Besa Trans” në Turqi.

Sipas tij deri më tani asnjë nuk jep sqarime në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

“Ishte ora 6 e mëngjesit, isha duke shkua në punë, e pash lajmin në Facebook, menjëherë më shkoi mendja tek kushëriri imë dhe filluam të interesohemi. Kërkuam numrat e “Besa Trans”, por nuk paraqiten në telefon. Nuk kemi informata as nga institucionet, as nga Ministria e Jashtme. Nuk kemi informacione për momentin. Me familjarin kontaktin e parë e kam para dy ditësh para se ai të nisej për udhëtim”, është shprehur Xhelal Bakiu i cili kërkon kushëririn e tij Enes Bakiu, raporton abcnews.al.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme