FC Ballkani e prezanton me detaje kundërshtarin e sotëm nga Irlanda e Veriut

Prishtinë | 25 Kor 2023 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani nga Suhareka, e zhvillon sonte ndeshjen e parë ndaj FC Larne nga Irlanda e Veriut, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Konferencën e Evropës.

Me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar në facebook, skuadra nga Suhareka i ka bërë një prezantim kundërshtarit të tyre, duke i njohur futbolldashësit me historinë, sukseset dhe detaje të tjera të irlandezo-veriorëve.

Ndeshja e parë Ballkani – Larne, zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 20:45.

Të ngjashme