FDH kërkon monument për shqiptarët e vrarë në Kosovë që u gjetën në Beograd

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 14:32 | Nga

Iniciativa e të rinjve për të drejta e njeriut ka bërë një ftesë publike me të cilën insiston që të gjitha listat zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme lokale që deri pasnesër, e mërkurë, 28 shkurt, të deklarohen lidhur me iniciativën për ndërtimin e Qendrës memoriale në Batajnicë, te Beogradi, transmeton Koha.net.

Me këtë akt, siç përcjell FoNet, do të nderoheshin viktimat civile që janë vrarë, janë transportuar me frigoriferë deri në paralagjet e Beogradit e pastaj janë varrosur në varrezat sekrete masive në poligonin e qitjes së Forcave speciale antiterroriste (SAJ) të MPB të Serbisë i cili edhe sot shërben si hapësirë për qitje pa asnjë shënim kushtuar viktimave.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDHP) e ka filluar iniciativën për vendosjen e monument – përkujtues në Batajnicë, në vendin ku në fillim të vitit 2000 u gjetën në varrezat masive më shumë se 700 trupa të shqiptarëve ndër të cilët edhe 75 fëmijë.

Në sajtin e iniciativës së FDH-së për ndërtimin e memorialit në Batajnicë thuhet se do të vendoseshin shënimet me emrat e viktimave në Suharekë, Vushtrri, Lubeniq, Korenicë, Mejë, Nakaradë, Pejë, Gjakovë, Fushë- Kosovë, Sllovijë, Landovicë, Podujevë, Istok , Deçan, Skenderaj dhe Rahovec, përkatësisht nga të gjitha vendet ku kanë pësuar viktimat e pastaj ato janë dërguar e varrosur në Batajnicë.

Iniciativa kërkon nga të gjitha listat zgjedhore që të deklarohen se a do ta ndërtojnë pas zgjedhjeve lokale Qendrën memoriale në Batajnicë, në të cilën, 20 vjet pas luftës në Kosovë, do të fillonte kultura e kujtimit institucional për të gjitha viktimat e konflikteve në ish – Jugosllavi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme