Federata Angleze përjashton 2 tifozë për shkak të përshëndetjes naziste

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 09:40 | Nga

Federata Angleze e Futbollit ka vendosur përjashtimin përjetësisht të dy tifozëve anglezë të cilët janë parë duke bërë përshëndetjen naziste gjatë ndeshjes përgatitore Gjermani-Angli.

Në një deklaratë për mediat nga Federata Angleze e Futbollit, thuhet se ky institucion ka dënuar me përjashtim të përjetshëm, dy tifozë anglezë pasi është konstatuar se gjatë ndeshjes së luajtur në Dortmund, ata kanë përshëndetur me përshëndetjen naziste.

Federata ka thënë se personat në fjalë nuk do të lejohen gjatë gjithë jetës së tyre të ndjekin ndeshjet e futbollit brenda ose në transfertë. Në deklaratë thuhet se dënime të ndryshme janë dhënë për 27 persona të tjerë.

Të ngjashme