Federata cakton çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë –Ishujt Faroe

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 18:54 | Nga

Federata e Futbollit e Kosovës ka caktuar çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe e cila luhet më 10 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja e cila luhet në kuadër të Ligës së Kombeve do të jetë ndeshja e parë zyrtare që Kosova e luan brenda kufijve të vet meqë deri më tani në mungesë të një stadiumi të pranuar nga FIFA, ndeshjet si vendas i ka luajtur në stadiume të Shqipërisë.

FFK i ka caktuar edhe lokacionet ku mund të blihen biletat për këtë ndeshje.

Çmimorja e FFK-së tregon se ulëset në stadium janë ndarë në 6 kategori të cilat kushtojnë nga 2 deri në 50 euro.

Të ngjashme