Federata Evropiane e Xhudos dhuron 448 m2 tatami në vlerë 21 mijë euro për Kosovën

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Federata Evropiane e Xhudos ka dhuruar 448 m2 tatami, në vlerë prej mbi 21 mijë euro për Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që do të mbahet në Kosovë më 16 dhjetor.

Federata e Xhudos e Kosovës e ka quajtur këtë lajm të mirë, meqë për herë të parë në histori do të mbahet një kampionat i tillë në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

“Lajm fantastik! Një falënderim nga zemra për Federatën Evropiane të Xhudos (EJU) që ka dhuruar 448 m2 tatami, me vlerë 21,627.30€ për Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që do të mbahet në Kosovë më 16 dhjetor 2023, për herë të parë në histori”, thuhet në njoftim.

“Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni në këtë ngjarje historike, të ndjekni nga afër top xhudistët/et më të mirë/a në Evropë teksa garojnë për titullin e kampionit/es”.

Të ngjashme