Fehmi Kupina as në raundin e dytë s’i merr votat për kryesues, votohet për herë të tretë

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 11:51 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në raundin e dytë të votimit për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinë, Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nuk ka arritur që të marrë votat e mjaftueshme për të marrë këtë pozitë, raporton Ekonomia Online.

Në raundin e dytë morën pjesë asamblistë nga 51 sa janë gjithsejtë, duke bërë kështu që Kupina të marrë vetëm 25 vota pro.

Këto vota s’janë të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryesues, pasi për këtë duhen 26 vota.

Në votim kanë marrë pjesë 14 asamblistët e LDK-së, nëntë të PDK-së dhe nga një i Nismës dhe Lëvizjes për Bashkim.

Në sallë qëndruan por s’votuan asamblistët e VV-së, ndërsa ata të AAK-së dhe AKR-së lëshuan sallën.


Të ngjashme