Fëmijët i gëzohen Ditës së Flamurit, të rriturit shpresojnë për ditë më të mira

Prishtinë | 28 Nën 2022 | 13:04 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i qytetarëve kanë mbushur sheshet e Prishtinës për të festuar 110-të vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Ata uruan për këtë festë, duke shpresuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Në këtë ditë ata që u gëzuan më së shumti ishin fëmijët. Vëlla e motër Alon dhe Alea Shala u shprehën të lumtur që po e festojnë 28 Nëntorin.

“Unë kam dal për të festuar festën e 28 Nëntorit, Pavarësinë e Shqipërisë”, tha Alon Shala.

“Kam dëshirë për të dalë për këtë festë sepse më pëlqen edhe më pëlqen për të dal e për t’i shikuar për festën e 28 Nëntorit”, tha Alea Shala.

Behar Bytyqi duke uruar për Ditën e Flamurit, tha se shpreson që në të ardhme do të bëhet më mirë.

“Urime gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e 28 nëntorit, po shpresojmë që do të bëhet më mirë” u shpreh ai.

Edhe Musa Fetahi, shpreson që shqiptarët të festojnë gjithmonë me dijitet, por thotë se shpresat janë të vogla.

“Kemi dal pak për të festuar me fëmijët është festë e jona kombëtare, presim për të ardhmen që të bëhet më mirë por shpresat janë të vogla”.

“Uroj gjithë shqiptarët të festojnë dinjitetshëm, të festojnë me krenari, shpresojmë për të ardhmen që të jetë më mirë gjithçka”, tha ai.

LEXOI EDHE:

Të ngjashme