“Fëmijët të përfshihen më shumë në vendimmarrje”

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 14:11 | Nga

Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja në partneritet me organizatën Save the Children, sot, ka mbajtur konferencën nacionale “Përfshirja e fëmijëve në vendimmarrje”, në të cilën u theksua se institucionet duhet bëjnë më shumë dhe të jenë më përgjegjëse sa i përket përfshirjes së fëmijëve në vendimmarrje.

Në këtë konferencë është prezantuar edhe raporti i të dalave si dhe diskutimi i raportit vlerësues mbi përkrahjen dhe mbështetjen e fëmijëve në Kosovë si dhe mbështetja e asambleve komunale të fëmijëve në Kosovë.

Vlora Latifi, koordinatore e projektit nga OJQ Syri i Vizionit, ka thënë se qëllimi i tyre ka qenë që të përçojnë mesazhin tek institucionet dhe opinioni i gjerë për diskriminimin dhe mospërfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje.

“Ne mendojmë se fëmijët duhet të jenë më shumë të përfshirë në vendimmarrje kualitative në Kosovë, prandaj ne jemi koncentruar në fuqizimin e mekanizmave që fëmijët të ngrisin zërin edhe të fuqizojmë rolin e tyre në vendimmarrje.  Aktivitet tona do vazhdojnë me monitorimin dhe publikimin e rasteve të mos zbatimit  të drejtave të fëmijëve në Kosovë”, thotë Vlora Latifi, koordinatore e projektit nga OJQ Syri i Vizionit.

Drejtori i Qendrës për punë sociale në Prishtinë, Vehbi Mujku, ka thënë se “institucionet duhet bëjnë më shumë dhe të jenë më përgjegjëse sa i përket përfshirjes së fëmijëve në vendimmarrje dhe krijimin e mundësive dhe kushteve që fëmijët të gëzojnë të drejtat që ju takojnë, dhe për këtë të gjithë jemi përgjegjës”.

Mirëpo, ashtu si në raport edhe sot në këtë konferencë u theksua dhe u vërejt mos përgjegjësia e disa prej institucioneve kyçe, si nga niveli lokal po ashtu edhe nga ai qendrorë.

Edhe pse të ftuar në këtë  konferencë ishin të gjitha institucionet lokale dhe qendrore që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve dhe qeverisjen më të drejtat e tyre duke përfshirë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Ministria e administrimit të pushtetit lokal, Zyra për Qeverisje të mirë, Policia e Kosovës, përfaqësues të institucioneve lokale të komunave Pejë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë dhe Klinë, duke përfshi  zyrtarë të arsimit dhe të qendrave sociale, koordinatorë të drejtave të njeriut, Asociacioni i Komunave të Kosovës, përfaqësues të Asambleve të Fëmijëve, grupi ROR, si dhe shoqëria civile, të cilat kanë për mandat mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme