Ferit Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe anëtarët e zgjedhur të komunës, sot edhe zyrtarisht e kanë dhënë betimin dhe ligjërisht i kanë marrë detyrat dhe përgjegjësit e tyre.

Idrizi u zotua se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, teksa shtoi se do të bashkëpunojë me të gjithë këshilltarët e zgjedhur të kuvendit komunal.

“Ju besuat se un do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, tani pas asaj gare të zgjedhjeve tani e kem një përbërje të kuvendit komunal të të gjithë partive politike, deklaroj haptas se do të jem bashkëpunëtor i të gjithë juve, do të bashkëpunojmë së bashku dhe do t’i trajtojmë të gjitha politikat e komunës”.

“Zotohem se të gjithë energjinë time do ta kem për qytetarët dhe do të jem i hapur për të gjithë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme