Ferizaj, arrestohet një 49-vjeçar i kërkuar për vjedhje

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 12:30 është arrestuar një person i kërkuar, me inicialet B.K, i moshës 49-vjeçare.

Në komunikatën e Policisë thuhet se ai ka qenë i kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje”, me dënim burgimi prej një viti.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 12:30 në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.K (M/K) i moshës 49 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’  me dënim burgimi prej një (1) viti.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt,  do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të ngjashme