Ferizaj, arrestohet një person i kërkuar për veprën penale “Vjedhje e pyjeve”

Prishtinë | 08 Mar 2022 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj
pasi ka pranuar një informacion inteligjent, sot në orët e hershme të
mëngjesit, në ora 06:20 ka arrestuar në fshatin Rakaj të Ferizajt
personin e kërkuar me inicialet V.SH (M/K), 24 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të  4 urdhëresave të Gjykatës Themelore në
Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej
gjashtë muajve e dhjetë ditë .

Policia, të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe
pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e
urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur
thirrjes së gjykatës.

Të ngjashme