Feronikeli me një gol kalon tutje, e pret kampioni i Andorës

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 23:03 | Nga Ekonomia Online

Skuadra nga Drenasi e Feronikelit ka arritur që të shënojë fitore dhe të kalojë tutje në finale të fazës parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.


Kampioni i Kosovës ka arritur që të shënojë fitore minimale, por të mjaftueshme për të kaluar tutje.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Mendurim Hoti në minutën e 3-të.

Në finale skuadra e ‘Niklit’ do të takohet me kampionin e Andorrës, FC Santa Coloma.

Fituesi nga kjo ndeshje do të kualifikohet për në rrethin e parë elimunes të Ligës së Kampioneve.

Kujtojmë që ndeshja finales mes Feronikelit dhe Santa Colomas zhvillohet të premten në “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme