FFK-ja u mban ligjëratë futbollistëve të rinj për pasojat e kurdisjeve, thotë se Kosova qëndron mirë në këtë aspekt

Prishtinë | 25 Jan 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur ligjëratë kundër kurdisjeve të ndeshjeve nga zyrtari për integritet në FFK, raporton Ekonomia Online.

Ejup Osmani, zyrtar i integritet në FFK tha se Kosova sipas edhe vet UEFA-s qëndron më së miri në rajon sa i përket kurdisjeve të ndeshjeve dhe kjo ligjëratë ishte për t’i informuar lojtarët e rinj se sa të dëmshme janë kurdisjet e ndeshjeve në futboll dhe për pasojat që do të bartin nëse marrin pjesë në kësi lloj aktivitete.

“Ma merr menja që është i nevojshëm, po shpresojmë në vbazhdim të seminare të tilla sepse kjo tregon se si është kah shkonë futbolli ynë, për momentin jrmi në rrugë shumë të mirë jemi në 5 shtetet që luhet fudbolli fer në të gjithë Europën”, tha ai.

Pëllumb Goga nga klubi FC Prishtina tha se kjo ligjëratë ishte shumë e mirë për edukimin e tyre dhe u ka ndihmuat që të kuptojnë më shumë se sa të dëmshme janë kurdisjet e ndeshjeve.

“Sot gjatë këtij seminari kemi mësuar që të mos bëjmëtrokitje të lojëve , pasi mund të pasojnë pasoja shumë të mëdha , nëse bëjmë trokitje mund të marrim një dhuratë të vogël por por më vonë mund të ndëshkohemi shumë”, tha ai.

Edhe dy lojtarë të rinjë Eron Zeka nga klubi 2 Korriku e Vigan Goga u shprehën se kjo ligjëratë u ka ndihmuar në të kuptuarit se sa e dëmshme është kurdisja e lojëve në futboll.

“Ky seminarë është shumë i nevojshëm që ne të mos jemi pjesë e krimit të organizuar e cila është nga ndeshjet e kurdisura. Kjo ligjëratë na ka ndihmuar shumë dhe të gjithë jemi të vetëishëm që të mos jemi pjesë e kurdisjeve”, tha Zeka.

“Shumë mirë kam kaluar, sot kemi mësuar për kurdisjen e lojrave si me i parandalu pse nuk bënë me i kurdisë lojrat, cilat janë të këqijat”, u shpreh lojtari i ri nga Goga.

Pjesëmarrësit në këtë ligjëratë ishin shkollat e futbollit nga grupmoshat e reja kryesit 13-14 vjeçar.

Të ngjashme