FFK njofton për hedhjen e shortit për sezonin e ri

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar klubet për datën e zhvillimit të shortit për edicionin e ri garues 2026/2027.

Sipas njoftimit të Komisionit të Garave të FFK-së, shorti do të hidhet më 27 korrik 2026, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku do të përcaktohet kalendari i garave për klubet e kategorive kryesore.

Ceremonia e shortit do të zhvillohet sipas këtij orari:

Superliga e Kosovës – ora 13:00

Liga e Parë – ora 14:00

Liga e Dytë – ora 15:00

Komisioni i Garave ka ftuar përfaqësuesit e të gjitha klubeve që të jenë të pranishëm në ceremoninë e shortit, duke respektuar orarin e përcaktuar për secilën ligë.

Me hedhjen e shortit, klubet do të mësojnë përballjet dhe rrugëtimin e tyre në sezonin e ri futbollistik, i cili pritet të sjellë gara të reja dhe sfida të mëdha në futbollin kosovar.

Të ngjashme