FIBA fton kampionin kosovar për pjesëmarrje në “Champions”

Prishtinë | 06 Maj 2017 | 09:35 | Nga

FIBA fton kampionin kosovar për
Gara për titull të kampionit të Kosovës në basketboll ka fituar në rëndësi, pas letrës që të premten arriti në adresën e Federatës së Basketbollit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

FBK-ja është njoftuar se kampioni i Kosovës për këtë edicion do të paraqitet në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Në fakt kampioni i Kosovës do të nisë garimin në Ligën e Kampionëve në raundet kualifikuese.

Letrën, përkatësisht ftesën zyrtare për pjesëmarrje në Champions, FBK-ja e ka marrë nga drejtori i Basketball Champions League, Patrick Comninos.

FBK-ja ka njoftuar se pos kampionit ka mundësi që edhe një skuadër tjetër kosovare të marrë pjesë në kualifikimet për Champions.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme