Fierza në nivel rekord, energji për pjesën e mbetur të vitit

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 16:26 | Nga

Niveli i liqenit të Fierzës në fillim të shtatorit parashikohet të jetë rreth 283 m, ndërkohë që niveli mesatar shumëvjeçar në fillim të muajit shtator rezulton rreth 276 m, shkruan Shqiptarja.

Liqeni i Fierzës është në kuotën 286.4m (7 m më lart se niveli mesatar i shfrytëzimit shumëvjeçar për muajin gusht) dhe prurjet rezultojnë rreth 70 m3/sek (ndërkohë që prurjet mesatare shumëvjeçare për muajin gusht rezultojnë 46 m3/sek). Niveli i liqenit të Fierzës në fillim të shtatorit parashikohet të jetë rreth 283 m, ndërkohë që niveli mesatar shumëvjeçar në fillim të muajit shtator rezulton rreth 276 m, pra rreth 7 m më lart.

Edhe për muajin shtator 2018, KESH parashikon të prodhojë për të mbuluar plotësisht, për të nëntin muaj radhazi, nevojat e OSHEE dhe OST-së. Aktualisht, rezerva energjetike e KESH është rreth 986 milionë kilovatorë. Rezerva energjitike aktualisht e grumbulluar nga KESH në liqenet e kaskadës së Drinit është e mjaftueshme për të garantuar plotësimin e kërkesës se klientëve tariforë për gjithë pjesën e mbetur të vitit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme