KRU”Prishtina ka njoftuar që janë duke inspektuar kanalin e Ibër Lepencit dhe në Mitrovicë ku turbullirat janë nga liqeni i vogël i Pridvoricës , që nga orët e hershme të mëngjesit.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 26 janar – Që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm është duke u inpektuar kanali i Ibër Lepencit dhe takime të njëpasnjëshme me KRU ” Mitrovica” dhe me zyrtarë të tjerë.
Ju njoftojmë se nga pjesa e Mitrovicës, turbullirat janë nga liqeni i vogël i Pridvoricës.
Poashtu, kryeshefi ekzekutiv i KRU”Prishtina” Sokol Xhafa pati takim edhe me kryetarin e komunës së Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri me ç’rast, inspektoratet komunale do dalin në terren për të inspektuar në detaje kanalin për t’i eliminuar shkarkimet fushore në kanal.
Veprimet tona karshi situatës së krijuar, në përmirësimin e gjendjes me turbullirë dhe furnizim janë të pashmangshme.