Fillojnë punimet për rregullimin e tri rrugëve në Taslixhe

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për rregullimin e rrugëve “Fan Noli”, Shkodra” dhe “Rasim Kiçina” në Taslixhe.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Kanë filluar punimet për rregullimin e rrugëve “Fan Noli”, Shkodra” dhe “Rasim Kiçina” në Taslixhe, sipas kërkesave të banorëve dhe planeve të Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave.

Aktualisht janë duke u larguar kubëzat, në mënyrë që të përgatitet terreni për asfaltim.

Investimet kapitale nëpër lagjet e qytetit po rriten në vazhdimësi, ashtu që të krijojmë infrastrukturë moderne për banorët e Kryeqytetit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme