Fillon numërimi i 26 mijë e 819 votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 16:39 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) ka filluar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoj se 804 fletëvotime janë refuzuar derisa theksoi se kanë mbetur vetëm 24 mijë e 804 fletëvotime me kusht.

“Sot Ka filluar numërimi i Votave me Kusht dhe Votave të Personave me Nevoja të Veçanta. Numërimi i tyre është faza e radhës pas verifikimit të tyre. Numri i zarfeve me fletëvotime me kusht në nivel vendi ka qenë 26 mijë e 382 dhe pas verifikimeve janë konfirmuar 24 mijë e 804 ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 578”, tha ai.

Elezi tha se votat e personave me nevoja të veçanta janë 2 mijë e 15 derisa janë refuzuar 127 fletëvotime.

“Ndërsa, vota të personave me nevoja të veçanta në nivel vendi kanë qenë 2 mijë e 142, por pas procesit të verifikimit janë konfirmuar 2 mijë e 15 dhe janë refuzuar 127.  Pra, do të numërohen 24 mijë e 804 vota me kusht dhe 2 mijë e 15 vota të personave me nevoja të veçanta, që në total bëjnë 26 mijë e 819”, u shpreh Elezi duke shtuar se nuk asnjë informatë për ndonjë rinumërim të vendvotime.

Ai poashtu, bëri të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të dalin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të vitit 2019.

“Deri me tani nuk ka asnjë informatë që do të ketë rinumërim të ndonjë vendvotimi, deri tani në QNR janë rinumëruar 844 vendvotime, nëse do të ketë rinumërim përsëri do të informoheni. Pasi të përmbyllet votat me kusht dhe personave me nevoja te veçanta KQZ do të shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të këtij viti”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme