Fillon asfaltimi i rrugës Ratkoc-Baboc

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 15:58 | Nga

Në fshatin Baboc të Komunës së Rahovecit, ka filluar sot shtrirja e shtresës së parë për asfaltimin e rrugës që lidh këtë fshat me fshatin Ratkoc.

Fillimin e shtresës së parë për asfaltimin e kësaj rruge, nga afër e ka parë edhe Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit.

Në lidhje me realizimin e këtij projekti Drejtori Behra,  potencoi se ky projekt është njëri ndër projektet me të nevojshme që është realizuar gjatë vitit 2016, pasi që me rregullimin e rrugës, kemi evituar edhe largimin e banorëve nga ky fshati.

Kurse banorët e fshatit Baboc, falënderuan drejtorin Behra për vizitën e bërë dhe Qeverinë Komunale për investimin e bërë dhe u shprehën se vërtet nuk kemi besuar që kjo rrugë do të rregullohet. Por pas takimeve me kryetarin Vehapi , kemi parë vendosmërinë e kryetarit për rregullimin e kësaj rruge dhe sot ka filluar shtruarja e shtresës së parë për asfaltimit të rrugës.

Drejtori, Behra tha se gjatësia e rrugës është mbi 2 mijë e 300 metra , gjerësia 5 metra, kjo rrugë sikur edhe rrugët të tjera të cilat janë asfaltuar do të jetë me dy shtresa, shtresa e parë ka filluar sot dhe pritet të përfundoj brenda kësaj jave, kurse shtresa tjetër do të shtrohet në ditët në vazhdim apo varësisht nga kushtet atmosferike.

rruga

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme