Fillon takimi VV-LDK, Mustafa ia uron Kurtit fitoren

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 16:14 | Nga Halide Rexhepi

Para nisjes së takimit në mes të liderëve të LDK-së e VV-së, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka uruan kreun e VV-së, Albin Kurtin që doli si më i votuari, raporton Ekonomia Online.

Mustafa para se të shtrëngonte duart me kreun e VV-së, Albin Kurti, që është nikoqir i këtij takimi e ka uruar Kurtin për herë të parë pas gjashtë tetorit.

Liderët Kurti dhe Mustafa u takuan për të arritur marrëveshjen e koalicionit pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ-ja, raporton Ekonomia Online.

Në takim po marrin pjesë edhe Agim Veliu, Vjosa Osmani, Lutfi Haziri e Avdullah Hoti

Ndërsa nga VV-ja është edhe Fatmire Kollqaku, Besnik Bislimi dhe Albulena Haxhiu.

Të ngjashme