Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu dhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, sot do të inaugurojnë fillimin e punimeve në projektin: “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25, segmenti Rreth-Rrotullimi Besi – Podujevë, Loti 5”, te kyçja e parë për Podujevë nga drejtimi i Prishtinës.
Projekti “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25, segmenti Rreth-Rrotullimi Besi-Podujevë, Loti 5 ka një gjatësi prej 4.27 km dhe vlera e realizimi të tij është 3 milionë e 898 mijë e 925 euro.
Ky është projekti më i madh, i cili realizohet për qytetarët e rajonit të Llapit nga Qeveria e Kosovës.