Firpo, një hap larg Barcelonës

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Real Betisit, Junior Firpo do t’i bashkohet Barcelonës, pasi ka ofruar 30 milionë euro për ta mposhtur konkurrencën nga Manchester Unitedi dhe Liverpooli. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga mediumet spanjolle.

Firpo gjatë kësaj jave pritet të kryejë kontrollimet mjekësore te Barcelona përpara se të prezantohet si përforcim i ri. 22-vjeçari, me Barcelonën do të firmos kontratë afatgjate.

Firpo mund të aktivizohet si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut të djathtë kurse ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses U-21 të Spanjës. Ai edicionin e shkuar ka shënuar tri gola dhe ka asistuar pesë herë në 29 ndeshje për Betisin.

Të ngjashme