Partia Demokratike e Kosovës dje e dërgoi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Gjykatë Kushtetuese. Ka shumë gjasa që ajo ta fitojë këtë betejë juridike.
Mirëpo, edhe kjo fitore juridike mund të jetë në favor të qëllimeve politike të pushtetit. Dërgimi i këtij Ligji në këtë institucion po ndodh në një kontekst interesant politik, kur është intensifikuar më shumë se kurrë dialogu me Serbinë për nënshkrimin e marrëveshjes per normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Votimi eventual i këtij dokumenti në Kuvend nuk i shërben interesave afatgjata të Kosovës. Nëse partite politike opozitare dëshirojnë mirëfilli ta mbrojnë interesin e Kosovës duhet ta refuzojnë këtë marrëveshje. Sepse nëse ato e pranojnë atë i ndihmojne vetëm pushtetit ndërkombëtar të Albin Kurtit, asgjë më shumë.
E në anen tjetër nëse PDK-ja e fiton betejën për këtë Ligj në Gjykatë Kushtetetuese vetëm sa krijohet përshtypja në opinion se ajo parti pranon çdo gjë për Kosovën , por i refuzon ato që e prekin interesin e saj individual. Sepse nuk mund të jesh pro demokracisë duke e pranuar një marrëveshje shumëfish më të dëmshme se sa ligji në fjalë.
Kurse ky paradoks i ndihmon Albin Kurtit që në njërën anë këtë marrëveshje ta tejkaloje pa ndonjë rezistencë të brendshme, kurse në anen tjetër ta përdor suspendimin eventual të këtij ligji si antikushtetues, si dëshmi për propagandën e tij se si është i hendikepuar nga mbetjet e regjimit të vjetër në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Kështu është kur një parti politike për shkak të mjerimit të saj krejt betejen politike redukton të aktivitetit i një avokati, edhe pse tejet profesional ky i fundit. Ai shndërrohet në terapinë dhe shpresen e vetme për frikën e tyre shpirtërore mbi shantazhet e mundshme të Albin Kurti për verifikimin e pasurisë së tyre.
Krijohet përshtypja se i vetmi problem drejtuesve të kësaj partie është ankthi nga ligji. Dhe nuk shqetësohen kur Kosova shënon prapakthim pikërisht kur vendoset për të ardhmen e saj shtetërore.