Fituesi i Kupës së Kosovës do të garojë në raundin e dytë të Conference League

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Edhe një lajm i mirë ka ardhur për futbollin kosovar nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA.

Fituesi i Kupës së Kosovës, nga sezoni i ardhshëm nuk do të garoj në rrethin e parë kualifikues të Conference League, por do të shkoj direkt në raundin e dytë.

Fituesi i Albi Mall Superligës – rrethi i parë kualifikues në Champions League

Fituesi i Kupës – rrethi i dytë kualifikues në Conference League

Vendi i 2-të i Superligës – rrethi i parë kualifikues në Conference League

Vendi i 3-të i Superligës – rrethi i parë kualifikues në Conference League

Të ngjashme