Flamuri i Kosovës valon sërish në Himalaje, këtë herë e ngrit Zana e Malit

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Flamuri i Kosovës edhe njëherë ka valuar në Himalaje, dhe kësaj here ka qenë Zana Hoxha e njohur si Zana e Malit ajo që e ka ngritur atë pas ngjitjes së saj të suksesshme.

“8,000 km fluturim dhe 4,300m ngjitje, flamuri i Republikës së Kosovës në Himalaje”, thuhet në postimin e Doganës së Kosovës në Facebook.

“Sa krenar me flamurin e Republikës së Kosovës dhe të Dogana e Kosovës në Himalaje”.

“Filloi nga Ambasada e Kosovës në Bruksel 13 metra mbi nivel të detit dhe arriti në Himalaje mbi 4300 metra mbi nivel të detit. Faleminderit koleges Zana e Malit (Zana Hoxha) për këtë arritje”.

Të ngjashme