Flamurtari pranon rezultatet e futbollistëve për Coronavirus, të gjithë dalin negativ

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Ekipet e Superligës po vazhdojnë me testime të futbollistëve dhe stafit për coronavirus.

Klubi i radhës i cila ka përfunduar testet për COVID-19 është Flamurtari që i ka kryer me sukses dhe të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativ.

“KF Flamurtari ka kryer me sukses testimet për Covid 19 dhe të gjithë futbollistët dhe stafi kanë dalë negativ, falënderojmë të gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë testim”, shkruan faqja zyrtare e klubit kryeqytetas.

Kujtojmë që deri më tani shumica e klubeve i kanë kryer testet për coronavirus dhe për fat të mirë asnjë futbollist nuk rezultat pozitiv.

Flamurtari pas 22 xhirosh mbetet në vendin tetë me 28 pikë.

Të ngjashme