Idenë e rrënjosur se femrat e dashurojnë të folurën, ndërsa meshkujt janë më të rezervuar në biseda mes tyre është përpjekur që ta analizojë shkenca.
Pas disa kërkimeve të kryera, duket se ky mendim mbizotërues është i vërtetë dhe përgjegjës për këtë mund të jetë një proteinë, FoxP2 (e cila nga shkencëtarët njihet edhe si proteina e gjuhës), e cila është e pranishme në sasi më të madhe në trurin e femrës.
Këtë e tregon një studim i bërë në universitetin e “Maryland-it”, që kreu një testim ciklik mbi një grup prej 20 fëmijësh, 10 djem dhe 10 vajza të moshave 4-5 vjeçare.
Te vajzat kjo proteinë ishe rreth 30% në sasi më të madhe sesa te djemtë, e kjo shpjegon se përse zakonisht vajzat nisin që të flasin më shpejt krahasuar me djemtë dhe në vazhdim përdorin një fjalor më të gjerë.
Ky rezultat konfirmon të dhënat e një kërkimi të kryer nga neuropsikiatrja Louann Brizendine, e publikuar në revistën “The Female Brain”, në bazë të të cilit gratë shqiptojnë 20 mijë fjalë në ditë, ndërsa burrat vetëm 7 mijë.
Në një studim të mëpasshëm të universitetit të “Arizonës”, ndryshimi i fjalëve të shqiptuara ulet ndjeshëm. Referuar atij, femrat thonë në një ditë vetëm 16 215 fjalë, krahasuar me meshkujt që shqiptojnë 15 669.