Flet krijuesi i stemës së FSK-së: Nuk është e vjedhur, amerikanët e kanë marrë nga ne

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Krijuesi i stemës së FSK-së, Taulant Qerkini ka mohuar se modeli është vjedhur nga kompania e sigurimeve në SHBA, American Premium Security.

Kompania e Sigurimeve në SHBA me bazë ne Los Angeles, “American Premium Security” është  themeluar në vitin 2003, dhe ka të njëjtën stemë të cilën e ka edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në media është duke u raportuar se stema e Ushtrisë së Kosovës është “vjedhur” nga një kompani e sigurimeve në SHBA.

lajmi.net ka kontaktuar edhe me krijuesin e kësaj embleme, Taulant Qerkinin.

Qerkini ka thënë se nuk është e vërtete që kjo stemë është vjedhur nga Kompania e Sigurimeve në SHBA, por ka thënë se ata e kanë vjedhur stemën nga FSK-ja.

“Kjo kompani e ka kopjuar prej FSK-së sepse, kjo stemë është e krijuar nga 2008-ta. S’ka shanca. Kompania, s’ka lidhje kur krijohet, çfarëdo kompanie, ribrendimi  i logos gjithmonë bahet, p.sh: Dikush e bën logon edhe ka një logo që s’të pëlqen e mandej pas një kohe e bënë ribrendin. P.sh: FSK-ja e ka pasur me herët logot e tyre po na i kemi ribrenduar logot prapë. Dh.m.th është ribrendim, ridizajnim i logos, të gjitha kompanitë e bëjnë atë punë. Në këtë rast psh, ka ni dikush prej dizajnereve që e kane kontraktuar ata psh,  ka hi aj në internet e ka pa si logo i ka pelqy edhe e ka kopjuar, për ndryshe nëse e sheh si simbol, kjo anash i ka këto vetëtimat e FSK-së i ka gjashte vetëtima për arsye se janë gjashte yje të Kosovës, janë yjet që simbolizojnë nacionalitetin e vendit, te kjo i ka pesë, nëse i sheh është Private Securiti, nëse e sheh si ka zënë ato, pra ja ka heq një pjesë”, ka thënë ai për lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se këtë stemë e kanë  krijuar për vendin, dhe sipas tij nuk ka shanse që ta marrin nga ndonjë vend tjetër.

Përndryshe jo, ne e kemi krijuar për vendin, tonë nuk ka shanca me e vjedh logot për vendin tendë prej dikujt tjetër”, ka deklaruar Qerkini”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme