Florent Muslija me gol të bukur në Bundesliga

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Florent Muslija ka shënuar gol tejet të bukur në fitoren e skuadrës së tij Hannoverit kundër Dusseldorfit.

Takimi i zhvilluar gjatë ditës të shtunën përfundoi me shifrat 3:0, ndërsa golin e parë për vendësit e shënoi i Muslija, mesfushori i Kosovës.


Muslija në minutën e 57-të, pas një harkimi të mirë të Genki Haraguchit, gjuajti me të parën dhe i dha avantazhin skuadrës së vet, Marvin Ducksch në minutën e 63-të dhe autogoli i Florian Kastenmeier, vendosën epilogun final të këtij takimi.

Muslija nuk po gjen shumë minuta te Hannoveri, por ndeshje pas ndeshje është duke fituar besimin e trajnerit dhe kjo do ta ndihmonte edhe Kosovën, për të llogaritur në të në ndeshjet e nëntorit.

Të ngjashme