Florian Marku i jashtëzakonshëm, fiton ndaj Maxim Prodan dhe shpallet kampion

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Florian Marku ka fituar titullin në kategorinë velter të IBF-së, duke mposhtur me pikë boksierin ukrainas Maxim Prodan, i cili deri tani ishte i pamposhtur.

Pas 10 raundeve, Marku fitoi më shumë pikë nga gjyqtarët dhe kështu siguroi titullin e parë në boksierin profesionist.

Për boksierin shqiptar vazhdon ende rekordi pa humbje, teksa ka realizuar nëntë fitore, prej tyre gjashtë me nokaut.

Meçi i zhvilluar në stadiumin e Tottenhamin ishte më i rëndësishmi deri tani në karrierën e 28-vjeçarit, i cili tani do t’i ketë sytë për luftën për titull bote.

Të ngjashme