FMN-ja e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë e re

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 10:53 | Nga

Përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen, ka thënë se FMN-ja edhe përkundër zgjedhjeve të parakohshme do të vazhdojë të mbështes Kosovën.

Ai ka theksuar se FMN-ja është e gatshme të bashkëpunoj me qeverinë e re pas zgjedhjeve të parakohshme.

“Duke pasur parasysh zgjedhjet e përgjithshme të paralajmëruara për muajin e ardhshëm, Fondi vazhdon të jetë i përkushtuar në mbështetjen e Kosovës gjatë mandatit të tij, si dhe është i gatshëm të angazhohet me qeverinë e re pas zgjedhjeve”, ka thënë Vermeulen.

Ai ka theksuar se gjatë dy viteve të kaluara, objektivat e përgjithshme të programit kanë qenë përmirësimi i situatës fiskale, ruajtja e stabilitetit financiar dhe krijimi i kushteve për rritje të qëndrueshme.

“Tani, është e rëndësishme që të sigurohen veprime të fuqishme të politikave, duke përfshirë disiplinë fiskale, meqë ato janë thelbësore për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave dhe për të trajtuar papunësinë e lartë në vend. Të gjitha zotimet fiskale dhe veprimet përkatëse duhet të jenë në përputhje me rregullën fiskale dhe ligjin për pagat e sektorit publik”, ka thënë Vermeulen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme