Formacionet e mundshme të “El Clasico”-s së sontme mes Real Madridit dhe Barcelonës

Prishtinë | 20 Mar 2022 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmja e sotme do të jetë e rezervuar vetëm për ndeshjen më të madhe në histori të futbollit, “El Clasico”.

Në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi është nikoqir i Barcelonës në kuadër të La Ligës spanjolle.

Për këtë ndeshje, Real Madridi do të luajë pa sulmuesin kryesor, Karim Benzema.

Benzema ka pësuar një lëndim, andaj në vend të tij pritet të startojë braziliani i talentuar, Rodrygo.

Kurse, nga ana tjetër, Barcelona e Xavit në vijën e sulmit sonte pritet të luajë me Aubameyang, Dembele dhe Torres.

Real Madridi këtë edicion është lider absolut në La Liga, kurse Barcelona po kërkon me ngulm ta “blindojë” një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Në La Liga, Barcelona ka katër ndeshje radhazi me fitore, kurse është e pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit, duke regjistruar tetë fitore dhe katër barazime. Humbja e fundit kampionale daton më 4 dhjetor ndaj Betisit me rezultat minimal 0:1.

Ndërkohë, Real Madridi vjen në këtë takim pas katër fitoreve radhazi në kampionat, kurse në përgjithësi ka tetë ndeshje pa humbje, ku ka regjistruar gjashtë fitore dhe dy barazime. Humbja e fundit është ndaj Getafes më 2 janar me rezultat 1:0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme