114 deputetët e pranishëm në sallë e kanë miratuar formimin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Pas miratimit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka thënë se komisionit i duhet 20 minuta kohë që ta kryejë punën.
Dehari fillimisht u ka uruar mirëseardhje deputetëve dhe mysafirëve në legjislaturën e tetë.
Pas kësaj, partitë e përfaqësuara në Kuvend i kanë propozuar emrat e tyre për anëtarë të këtij komisioni.
Lëvizja Vetëvendosja: Adnan Rrustemin
Partia Demokratike e Kosovës: Ganimete Musliun
Lidhja Demokratike e Kosovës: Besian Mustafën
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Time Kadrijaj
Lista Serbe: Zoran Mojsiloviq
Partia turke: Fidan Jilta
IRDK-ja: Elbert Krasniqin
VAKAT: Barim Shabanin
Lëvizja Përparimtare të Romëve të Kosovës: Ergjan Galushin
Romani Iniciativa: Fadil Gashin
SDU-ja: Duda Baljen
Partia e Ashkalinjve për Integrim: Bekim Arifin
Nova Demokratska Stranka: Emilja Rexhepin
JGP-ja: Adem Hoxhën.