Pas 20 minuta pauzë ka filluar sërish seanca e konstituimit të legjislaturës së tetë, raporton Ekonomia Online.
Kjo pauzë ishte bërë për shkak të formimit të komisionit për verifikimin e mandateve.
Me 114 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka votuar Komisionin për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, si pikë e parë e rendit të ditës. Grupet parlamentare kanë propozuar deputetët e tyre për anëtarë të Komisionit.
Lëvizja Vetëvendosja: Adnan Rrustemin
Partia Demokratike e Kosovës: Ganimete Musliun
Lidhja Demokratike e Kosovës: Besian Mustafën
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Time Kadrijaj
Lista Serbe: Zoran Mojsiloviq
Partia turke: Fidan Jilta
IRDK-ja: Elbert Krasniqin
VAKAT: Barim Shabanin
Lëvizja Përparimtare të Romëve të Kosovës: Ergjan Galushin
Romani Iniciativa: Fadil Gashin
SDU-ja: Duda Baljen
Partia e Ashkalinjve për Integrim: Bekim Arifin
Nova Demokratska Stranka: Emilja Rexhepin
JGP-ja: Adem Hoxhën.
“Kuvendi i emëroi anëtarët e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit e mandateve të deputetëve me 114 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim. Ftoj Komisionin të takohet menjëherë në sallën numër 10 e pastaj Kuvendit ta paraqesë raportin. Derisa Komisioni ta bëjë punën e vet do të kemi 20 minuta pushim”, ka thënë Dehari, që po e kryeson seancën.