Forumi në Slloveni, Rama e Kurti takim kokë më kokë në Lubjanë

Prishtinë | 28 Gus 2023 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ashtu siç pritej, kryeministri Albin Kurti, është takuar me homologun e tij Edi Rama menjëherë pas nisjes së Forumit Strategjik të Bled në Slloveni.

Në një video, ata shihen të ulur pranë njëri-tjetrit, ku i ndan vetëm një karrige bosh. Veç kësaj ata komunikojnë së bashku duke qeshur.

Ky është takimi i parë i tyre pas anulimi të mbledhjes së dy qeverive më 14 Qershor.

Ky forum do të zhvillohet sot dhe nesër në Slloveni dhe përmban tre panele që do t’i referohen të ardhmes së Evropës dhe në lidhje me Partneritetin Lindor, Partneritetin Jugor dhe Ballkanin Perëndimor.

Të ngjashme