Foshnja e parë për vitin 2018 në Shqipëri është vajzë

Prishtinë | 01 Jan 2018 | 13:41 | Nga

Natie është foshnja e parë për vitin 2018 në Shqipëri.

Vogëlushja erdhi në jetë pak sekonda pas mesnatës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Para kamerave, prindërit e vogëlushes shprehën emocionet dhe uruan të gjithë shqiptarët Vitin e Ri. Ata nuk harruan pa falenderuar edhe mjekët që iu gjetën pranë në një moment kaq të gëzuar.

“Gëzuar të gjithëve, falenderoj shumë edhe mjekët që u treguan shumë të gatshëm. Faleminderit dhe vit i mbarë për të gjithë shqiptarët”,tha nëna e të porsalindurës.

Natie është fëmija e tretë e familjes dhe gëzon shëndet të plotë. / ABC News

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme