Fotografi shtegtar që rizbulon Prishtinën

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Një prej gjërave të para që Matt Kollasch ka mësuar për Prishtinën është se trotuaret janë vende parkimi. Tjetra është se njerëzit janë tejet miqësor. E treta është admirimi i madh i kosovarëve për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kërkim të një kuptimi më të thellë sesa ky “triptik” ai mësoi më shumë. Rrugët e çuan prej lagjes “Aktash” deri tek pazari, prej aty në “Arbëri”, e stacion të trenit, deri te shtatorja e Bill Clintonit, shkruan sot Koha Ditore.

Pjesë e rrugëtimit të tij nëpër Prishtinë janë edhe “Bregu i Diellit” e bulevardi “Nënë Tereza”. Kollasch gjatë tërë kohës këto shëtitje i ka bërë me aparat në dorë.

Për dy vjet me radhë ai ka dokumentuar jetën e përditshme në Prishtinë, duke sjellë pamje që mbase jo domosdo bien në sy.

Në këtë rast janë më shumë rrëfime të njerëzve që vijnë nëpërmjet fotografisë bardhezi. Gjërat që ka parë, ndier, përjetuar i kanë dhënë formë stories që tashmë është publikuar në librin e tij “A Worn Path: Pristina Photographs, 2016-2018”, i ndërtuar në ato që ai i quan “pesë shtylla”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme