Fqinjët braktisin Shqipërinë, bien ndjeshëm hyrjet

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Më shumë shqiptarë dalin, më pak të huaj vijnë. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e fundit të lëvizjeve të shtetasve shqiptarë e të huaj, ku bie në sy një rënie me 9.8% e numrit të të huajve që kanë hyrë në Shqipëri, ose e përkthyer në shifra 23 mijë vetë më pak.

Rënia e hyrjeve është më e theksuar tek vendet fqinje, veçanërisht për vizitorët nga Kosova dhe Maqedonia, me rënie përkatësisht 18.8% dhe 19.1%. Më pak turistë numërohen edhe nga Mali i Zi dhe Greqia, ndërkohë që turistët nga pjesa tjetër e Europës kanë ruajtur një trend të lehtë rritës.

INSTAT ka publikuar gjithashtu lëvizjet e shqiptarëve jashtë vendit. Në muajin Janar janë larguar nga Shqipëria 453 mijë individë, rreth 6 mijë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë/A2CNN.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme