Davide Frattesi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij me Lazion.
Mesfushori italian, i transferuar këtë verë nga Interi, shënoi golin vendimtar në fitoren 1–0 të Lazios ndaj Bologna, në udhëtim, në ndeshjen e parë të sezonit.
Përballja në “Renato Dall’Ara” ishte spektakolare, me të dyja skuadrat që krijuan raste të shumta dhe goditën edhe shtyllat. Ritmi i lartë dhe loja e hapur prodhuan një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit, por në fund diferencën e bëri vetëm një gol.
Frattesi u shfaq në momentin vendimtar dhe me golin e tij i dha Lazios tri pikët në startin e kampionatit. Një debutim ideal për mesfushorin, i cili menjëherë u shndërrua në protagonist me fanellën bardhekaltër.
Lazio e nis kështu sezonin me një fitore të rëndësishme në udhëtim, ndërsa Bologna largohet me keqardhjen se, pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, nuk arriti të konkretizojë.
Një ndeshje fantastike, shumë raste, dy shtylla dhe vetëm një gol – ai që i dha Frattesit tri pikët Lazios.