Vazhdojnë projektet të cilat janë në të mirë të qytetarëve të Komunës së Rahovecit, ku përmes projektit “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në Komunën e Rahovecit”, banorët e fshatit Retijë janë bërë me ujë të pijes.
Realizimin e këtij projekti banorët e fshatit Retijë kanë pritur mirë dhe e kanë falënderuan kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi për këtë projekt, pasi që për këtë projekt kanë pritur kohë të gjatë. Banorët thonë se me përfundimin e këtij projekti, problemin të cilin e kanë pasur me ujë të pijes nuk do të kenë më.
Kurse, Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në lidhje me realizimin e projektit në fshatin Retijë, shprehet se në kuadër të këtij projekti ka pasur edhe përmirësim të projektit të mëhershëm por e rëndësishme është që banorët e fshatit Retijë kanë ujë të pijes dhe këtë problem më nuk do të kenë.