FSK-ja do të bëhet me depo të armatimit në tre komuna

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes përgjatë nëntorit të vitit të kaluar ka arritur të nënshkruajë një kontratë të re.

Këtë herë, dikasteri që udhëhiqet nga Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje që ka të bëj me ndërtimin e depove të armatimit në kazermën e Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK) në Ferizaj, Gjilan dhe Istog.

“AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej Ndërtimi i depove te armatimit ne kazermen e FSK-se ne Ferizaj, Gjilan dhe Istog( Project 2 vjeçar) Realizimi i kontrates duhet të behet sipas specifikimti teknik te kerkuar dhe TeR te percaktuar në dosjen e tenderit dhe ne njoftimin per kontrate. Qëllim i realizimit të kesaj kontratë është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-se”, thuhet në përshkrimin e kontratës të publikuar nga prokurimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme