FSK-ja e gatshme për t’u nisur në misione paqeruajtëse

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 10:54 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka mbajtur konferencë, në të cilën u lansua raporti “Pjesëmarrja e Kosovës në misionet paqeruajtëse, një  mjet efektiv për politikën e jashtme”.

Ky punim shqyrton mundësitë e ofruara nga MSA-ja si një rrugë potenciale për pjesëmarrjen e Kosovës në operacionet dhe misionet paqeruajtëse të BE-së.

Zëvendësministri i MFSK-së, Burim Ramadani, tha se bashkë me NATO-n, Kosova me FSK-në është e gatshme të ndihmojnë vendet e tjera të cilat kanë nevojë për misione paqeruajtëse, raporton Ekonomia Online.

“Një popull i vogël si Kosova është shpëtuar për shkak të ndërhyrjeve ndërkombëtare 20 vite prapa është e gatshme që me botën demokratike t’iu ndihmojë popujve të tjerë nëpër zona të luftës. Ky është sukses i përbashkët dhe sukses i botës demokratike dhe vullneti i qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, tha Ramadani.

“Institucionet e Kosovës kanë punuar në një angazhim sistematik në ndërtimin e fazës së re për Forcën dhe Sigurinë e Kosovës, i cili është misioni ushtarak dhe mbrojtës. Për FSK-në kemi arritur sukses të plotë në komunitetin e brendshëm dhe me komunitetet shumicë që jetojnë në Kosovë”, tha ai.

Ramadani tha se FSK-ja ka vazhduar gjithnjë të jetë ushtri multifunksionale dhe multientike, raporton EO.

“Kosova nuk ka asnjë plan politik për zëvendësimin e misionit të KFOR-it në Kosovë apo prezencën e NATO-s në Kosovë, përkundrazi ne e shohim se tranzicioni i FSK-së është vetëm vlerë e shtuar dhe partneritet bashkë me prezencën e NATO-s në Kosovë dhe KFOR-in si organizatë”, tha ai.

Ramadani tregoi se aktualisht janë 2500 pjesëtarë të FSK-së, dhe pritet që në të ardhmen ky numër të shumëfishohet dhe të arrijë deri në 5 mijë.

Ramadani në fund shtoi se FSK-ja është e gatshme dhe e përgatitur që të nisen bashkë me ndërhyrjet tjera ndërkombëtare për në misione paqeruajtëse.

Të ngjashme