FSK-ja hap tender për furnizim me kamionë ushtarakë

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes gjatë ditës së djeshme ka bërë kërkesë për një furnizim të ri.

Bëhet fjalë për furnizimin me kamionë të ndryshëm ushtarakë.

Sipas përshkrimit të Ministrisë së Mbrojtjes të udhëhequr nga Armend Mehaj, të bërë në platformën online të prokurimit publik, tenderi për të cilin janë planifikuar mbi 4 milionë euro, do të ndahet në pesë pjesë

“Furnizim me kamion të ndryshme ushtarakë, gjysmë- rimorkio dhe pirunier fushore, e ndare në gjashtë pjesë Pjesa 1 Furnozim me kamion ushtarak 4×4 Pjesa 2 Furnzim me kamion transportues ushtrak 6×6 Pjesa 3 Furnzim me kamion ushtarak 8×8 Pjesa 4 Furnizim me kamion ushtrak 4×4 per autoshkolle dhe kamion 4×4 transportues me ngarkese te mbyllur Pjesa 5 Furnzim me gjysmë rimorkio Pjesa 6 Furnizim me pirunire fushorë”, thuhet në titullin e kontratës, i dhënë nga autoriteti kontraktues.

Në njoftim bëhet me dije se vlera e kontratës fillimisht është 4 110 000,00 euro.

“AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë për furnzimin me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej ‘Furnzim me kamion te ndryshme ushtarak, gjysmë- rimorkoi dhe pirunier fushore, e ndare ne shtatë pjesë Pjesa 1 Furnozim me kamion ushtarak 4×4 Pjesa 2 Furnzim me kamion transportues ushtrak 6×6 Pjesa 3 Furnzim me kamion ushtarak 8×8 Pjesa 4 Furnizim me kamion ushtrak 4×4 per autoshkolle dhe kamion 4×4 transportues me ngarkese te mbyllur Pjesa 5 Furnzim me gjysmë rimorkio Pjesa 6 Furnizim me pirunire fushorë Furnizim me kamion të ndryshme ushtarakë, gjysmë- rimorkio dhe pirunier fushore, e ndare në gjashtë pjesë, duhet te behet sipas specifikimit teknik te kërkuar dhe TeR te përcaktuar ne dosjen e tenderit dhe ne njoftimin për kontrate me qellim të ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së.”, thuhet në përshkrimin e shkurtët të lëndës së kontratës”.

Ndryshe, afati i fundit për pranimin e tenderëve është deri më 14.05.2021./Front Online/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme