FSK-ja nis për Shqipëri grupin e ekspertëve për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe  me vendim të Presidentit  të Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi,  me urdhër të komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Ramës, sot është nisur një grup i ekspertëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për vlerësimin e  shkallës së dëmtimit të banesave dhe objekteve tjera nga dëmtimet e termeteve që kanë goditur Shqipërinë këto ditë.

Ky kontigjent është vazhdimësi e misionit  të Njësive të specializuara të Gardës Kombëtare të FSK-së, qe u kanë bashkuar operacioneve të kërkim-shpëtimit  që nga momentet e para pas goditjeve të tërmetit shkatërrues në Shqipëri.

Të ngjashme